Për këtë deklaratë, me datë 07.09.2022, Gjykata Supreme ka pranuar pyetje nga Kallxo.com, të cilave iu është përgjigjur brenda, më pak se dy orësh, përkatësisht në ora 14:58, duke sqaruar se:
“Gjykata Supreme nuk e ka liruar nga paraburgimi te pandehurin, por e ka shpallur kërkesën e mbrojtësit të tij si jo lëndore, për shkak se siç del nga shkresat e lëndës, të pandehurit, Gjykata e shkalles së parë, me aktvendimin Ppr.nr.997/2021 të datës 28.11.2021 ia ka caktuar paraburgimin për një muaj, i cili do të mund t’i zgjaste deri më datën 26.12.2021. Në procedurën ankimore, Gjykata e Apelit, me aktvendimin PN1DP.nr.1474/2021, të datës 08.12.2021, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit.
Ndaj këtyre aktvendimeve ka paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, mbrojtësi i të pandehurit, e cila kërkesë në Gjykate Supreme është pranuar me 06.01.2022.
Duke pasur parasysh faktin se kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë është pranuar në këtë gjykatë, pasi që të pandehurit i ka skaduar afati i caktimit të paraburgimit, Gjykata Supreme ka vlerësuar se kërkesa nuk mund të jetë objekt shqyrtimi dhe si e tillë është jolëndore, sepse, pavarësisht shkeljeve të pretenduara në kërkesë, i pandehuri e ka mbajtur paraburgimin prej një muaji, siç i është caktuar. Ndërkaq, lidhur me vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, Gjykata Supreme nuk është kompetente”.
(Meqë përgjigja e Gjykatës Supreme nuk u transmetua në emision, me datë 08.09.2022, para orës 12:00, Gjykata dërgoi tek mediat një sqarim, i cili nuk arriti në adresë tek asnjë media.
Po ashtu, pas komunikimit me Kallxo.com, ata mohuan të kenë pranuar e-mailin e parë të Gjykatës Supreme me përgjigje. Pas disa testimeve të e-maileve zyrtare, doli në pah se kishte probleme teknike me serverët zyrtar, ku si rrjedhim e-mailet përcilleshin në adresat jo-zyrtare, por arritja e tyre ndodhte me disa orë vonesë. Ndërkohë që serveri funksiononte përbrenda. Si rrjedhim u përdorën aplikacione tjera komunikimi për të përcjellë tek Kallxo.com përgjigjen e Gjykatës Supreme dhe reagimin e gjyqtarit të apostrofuar në emision, Agim Maliqi).
Ndaj, për çështje korrektësie, sqarojmë edhe njëherë që për shkak të pengesave teknike të përshkruara më sipër, nuk u arrit që me kohë të njoftohet opinioni publik me të vërtetën rreth vendosjes për rastin nga Gjykata Supreme.
0 Comments:
Post a Comment