✉ info@keshillaligjore.com  ·  Kosovë · Shqipëri · Maqedoni

Kryetarja e Gjykatës Speciale pritet me protesta në Kosovë

− min lexim

 Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka thënë se jo vetëm që e mbështesin, por edhe marrin pjesë në protestën e organizuar nesër në Gjilan, për të kundërshtuar vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, raporton Gazeta10.

“Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se nuk po gjykohen krimet dhe masakrat e pushtuesit, por përkundrazi  po përdoren shpifjet e tyre për ta gjykuar UÇK-në”, ka shkruar ndër të tjera Klinaku në Facebook.

Kujtojmë se kjo proestë është thirrur nga Partia Socialdemokrate e Dardan Molliqajt./Gazeta10