I buzëqeshur e në disponim, hoxhë Shefqet Krasniqi pozon në veturën luksoze ”McLaren”

 Njihet për deklaratat e tij dhe këshillat fetare për jetë modeste, megjithatë hoxhës së njohur Shefqet Krasniqi i janë ndarë sot në rrjete sociale disa fotografi, në të cilat shihet brenda një veture luksoze.

Krasniqi shihet me disponim të mirë, në ulëset e ngasësit, në veturën e brendit të njohur botëror të markës ”McLaren”, transmeton klankosova.tv.

Vetura ”McLaren”, në të cilën shihet hoxhë Shefqet Krasniqi, ka ngjyrë portokalli, anise duket të jetë në një lokal automjetesh servisimi.

Kankosova.tv, mëson se hoxhë Shefqet Krasniqi nuk është pronar i kësaj veture, megjithatë ai u bë sot pjesë e mediave dhe rrjeteve sociale.

Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

Manual Categories