Kalo te përmbajtja
✉ info@keshillaligjore.com  ·  Kosovë · Shqipëri · Maqedoni

Vërtetimi i të drejtës së pronësisë në bazë të mbajtjes

Juristi.blog − min lexim

 

Vërtetimi i të drejtës së pronësisë në bazë të mbajtjes

 

Përshkrimi i rastit:

Paditësi Sh.I ka paraqitur padi për vërtetimin e pronësisë me mbajtje, kundër të paditurës Komuna e         , me të cilën ka kërkuar që të vërtetohet se paditësi në bazë të mbajtjes është pronar legjitim i ngastër kadastrale nr       , në vendin e quajtur “ ”, me kulturë arë e klasit V, në sipërfaqe prej 0.87.40 ha, e regjistruar në fletën poseduese nr        ZK                         , në emër të të paditurës.

 

Aktgjykimi i Gjykatës Komunale C. nr. 206/2001, i datës 17.10.2002

Gjykata e shkallës së parë duke vendosur lidhur me kërkesëpadinë e paditësit, pas shqyrtimit dhe administrimit të provave ka ardhur në përfundim se e njëjta është e pabazuar duke vendosur:

“REFUZOHET kërkesëpadia e paditësit me të cilën ka kërkuar që të vërtetohet se paditësi ndaj të paditurit në bazë të mbajtjes është pronar legjitim i ngastrës


kadastrale nr      , në vendin e quajtur “


”, me kulturë arë e klasit V,


në sipërfaqe prej 0.87.40 ha, e regjistruar në fletën poseduese nr       ZK       , në emër të të paditurës, dhe të obligohet e paditura t’ia njoh paditësit dhe të pajtohet që ai në Drejtorinë për Gjeodezi këtë paluajtshmëri ta regjistrojë në emër të tij”

Gjykata në procedurën e provave të shqyrtimit kryesor ka administruar provat relevante dhe atë: leximin e aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë C.nr.

               , të datës 16.10.   ; leximin e fletë posedimit nr   KK    ; vëzhgimin e vendit të ngjarjes me ekspert të gjeodezisë; kopjen e planit e cila është bërë në bazë të incizimit të kësaj paluajtshmërie.

Ka theksuar se pretendimet e paditësit në bazë të të cilave e kërkonte vërtetimin e pronësisë me mbajtje ishin se paditësi paluajtshmërinë kontestuese e kishte blerë nga Z.V (i cili këtë para se t’ia shiste paditësit, e kishte fituar në posedim


në bazë të ndërrimit që kishte bërë me Kombinatin Bujqësor “


”), e cila


paluajtshmëri më herët ishte pronë e D.I., i cili për hir të realizimit të shtesave të fëmijëve ia kishte falur Komunës, të cilën më vonë e kishte paditur duke e fituar


 

 

kontestin civil. Po ashtu ka deklaruar se këtë paluajtshmëri e shfrytëzon që nga viti 1967, dhe se nuk ka pasur asnjë shqetësim gjatë këtyre viteve nga e paditura, dhe po ashtu janë ndërtuar edhe shtëpi individuale, andaj edhe konfrom nenit 28 të Ligjit mbi Marrëdhëniet Pronësoro-Juridike, ai e ka fituar të drejtën e pronësisë në bazë të mbajtjes.

Ndërsa pretendimet e të paditurës ishin se në rastin konkret është fjala për uzurpim të kësaj paluajtshmërie, dhe se nga Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut, i vitit 1969, theksohet se D.I, në vitin 1949, këtë paluajtshmëri ia ka falur Komunës së      , në sipërfaqe prej 3 hektarë, të cilën tokë ai nuk ka mundur ta punojë, dhe në kuadër të kësaj toke të falur, bën pjesë edhe paluajtshmëria - objekt kontesti, ndërsa këtë paluajtshmëri Komuna ia ka dhënë në shfrytëzim Kombinatit Bujqësor me qëllim të kultivimit të pemëtarisë dhe vreshtarisë, dhe për këtë e ka lajmëruar Entin Statistikor që të bëjë ndryshimin e pronarit të ngastrës kontestuese.

Në arsyetim të aktgjykimit ka theksuar se kërkesëpadia e paditësit për njohjen e të drejtës së pronësisë në paluajtshmërinë kontestuese është e pabazuar, sepse paditësi me asnjë provë relevante nuk e ka provuar faktin se ai këtë paluajtshmëri e ka blerë në vitin 1967, prej Z.V, si dhe faktin se ky i fundit të drejtën e pronësisë në këtë paluajtshmëri e ka fituar në bazë të ndërrimit, andaj edhe rrjedhë përfundimi se edhe sikur paditësi këtë paluajtshmëri ta kishte blerë nga Z.V, nënkuptohet se e ka blerë nga jo pronari, kjo pasi që në asnjë mënyrë nuk është vërtetuar se Z.V të drejtën e pronësisë e ka fituar në bazë të ndërrimit me Kombinatin Bujqësor “                                            ”, andaj edhe nuk ka mundur që t’ia shesë paditësit sepse ai asnjëherë nuk ka qenë pronarë. Po ashtu edhe nga ekspertiza e gjeodezisë është vërtetuar se paluajtshmëria kontestuese që nga viti 1955, e deri më tani në Drejtorinë për Gjeodezi, evidentohet si pasuri shoqërore e Kuvendit të Komunës së       . Ka shtuar se paditësi e ka bërë uzurpimin e kësaj paluajtshmërie, dhe për këtë nuk mund t’i pranohet e drejta e pronësisë në bazë të parashkrimit fitues i paraparë në nenin 28 të Ligjit mbi Marrëdhëniet Pronësoro-Juridike, për shkak se në paragrafin 4 të këtij neni përcaktohet se: “Mbajtësi me mirëbesim i sendit të paluajtshëm mbi të cilin tjetri e ka të drejtën e pronësisë, e fiton të drejtën e pronësisë mbi këtë send me parashkrim fitues me kalimin e kohës prej 20 vjetësh”.

 

Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut, Ac. nr. 237/2002, i datës 24.12.2002


 

 

Gjykata e Qarkut si gjykatë e shkallës së dytë, pas vlerësimit të pretendimeve ankimore lidhur me aktgjykimin e atakuar kishte gjetur se ankesa e paditësve është e pabazuar.

Përfundimin e gjykatës së shkallë së parë e ka pranuar edhe gjykata ankimore, duke gjetur se një përfundim i tillë ka mbështetje në provat e shtjelluara të cilat gjenden në shkresat e lëndës dhe se gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsye të mjaftueshme, të plota dhe bindëse, me të cilat pajtohet në tërësi edhe kjo gjykatë, e drejta materiale është aplikuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë, dhe po ashtu gjykata e shkallës parë nuk ka bërë shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore të paraqitura në ankesë dhe as shkelje për të cilat kujdeset sipas detyrës zyrtare, ndërkohë që janë dhënë arsye të justifikueshme të cilat i pranon edhe gjykata ankimore.

 

Aktgjykimi i Gjykatës Supreme,  Rev. nr. 66/2003, i datës 19.03.2004

Gjykata Supreme, duke vendosur sipas revizionit të paditësit, ka gjetur se i njëjti është i pabazuar, duke e vërtetuar kështu aktgjykimin e gjykatës së shkallës së dytë.

Në arsyetim të aktgjykimit ka theksuar se gjykata e shkallës së dytë drejtë e ka zbatuar të drejtën materiale kur e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e paditësit, duke e vërtetuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë. Ka shtuar se në dispozitën e nenit 20, paragrafin 1 të Ligjit mbi Marrëdhëniet Juridiko-Pronësore përcaktohet se: “e drejta e pronësisë fitohet sipas vetë ligjit, në bazë të veprimit juridik dhe në bazë të trashëgimisë”, prandaj gjykatat e instancave më të ulëta e kanë zbatuar drejtë të drejtën materiale kur kanë gjetur se paditësi nuk është pronar i ngastrës kadastrale në bazë të shitblerjes, për shkak se ai me asnjë provë nuk e ka vërtetuar të drejtën e pronësisë se i njëjti është pronar i paluajtshmërisë kontestuese, kjo për shkak se ish pronari nuk mund t’i kalojë paditësit më shumë të drejta se që ka vetë.

Gjykata ka arsyetuar se nuk i ka vlerësuar thëniet në revizion se “me vetë faktin që nga viti 1968, e gjerë më tani është në posedim dhe askush nuk e ka shqetësuar, si dhe faktin se në këtë paluajtshmëri që nga vitet 1970, e gjerë tani janë ndërtuar 11 objekte banimi”, kjo për shkak se aktgjykimi nuk mund të goditet për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, e për këto arsye sipas nenit 385 paragrafi 3 të LPK-së, revizioni nuk mund të paraqitet.


 

 

Komente përmbledhëse të vendimeve të rastit:

Në rastin e përshkruar më sipër paditësi pretendon se pronën kontestuese e ka blerë nga ish pronari kur prona ka qenë në pronësi private, mirëpo gjykata ka konstatuar faktin se prona kontestuese që nga viti 1955, evidentohet si pronë shoqërore dhe nëse paditësi e ka blerë pronën, atëherë i njëjti e ka blerë nga jo pronari.

Gjykata i është referuar mënyrës se si fitohet pronësia dhe në këtë kontekst pretendimi i paditësit për blerjen e pronës kontestuese është i parëndësishëm për të vendosur ndryshe, për shkak se puna juridike për të shërbyer si titull për bartjen e pronësisë duhet t’i plotësojë kushtet formale për qarkullimin e patundshmërive, prandaj në momentin kur nuk ka një punë të vlefshme për bartjen e pronësisë, atëherë raporti juridiko-civil i zhvilluar në mes të shitësit dhe blerësit, nëse nuk është formalizuar me kontratë të shkruar, legalizuar-noterizuar dhe regjistruar, mund të shërbejë sipas praktikës gjyqësore në procedurën gjyqësore vetëm për konfirmimin e mirëbesimit të posedimit të pronësisë, por nuk mund të shërbej si bazë për fitimin e pronësisë. Megjithatë në rastin konkret edhe nëse ka ekzistuar transaksioni joformal në mes të paditësit dhe ish pronarit, i njëjti nuk e krijon as mirëbesimin e posedimit të pronës, sepse shitësi nuk ka qenë i legjitimuar për shitjen e pronës që nuk është në pronësi të tij, e gjithashtu prezumimi i mirëbesimit nuk vlen fare në pronën shoqërore.

Në këtë kuptim, të tri gjykatat që kanë vendosur në këtë çështje juridike kontestuese kanë mbajtur qëndrim unik se nuk janë plotësuar kushtet për vërtetimin e pronësisë me parashkrim, për shkak se prona kontestuese është në pronësi shoqërore edhe para kohës kur paditësi pretendon se e ka blerë.

Fitimi i pronësisë me parashkrim fitues është mënyrë origjinere e fitimit të pronësisë, pra nëse gjykata i njeh paditësit të drejtën e pronësisë, këtë do ta bëjë për shkak të ekzistimit të rrethanave të caktuara të cilat sipas ligjit i japin titullin e pronësisë subjektive të caktuar. Pra, thënë thjesht, pronësinë, titullari i ri të cilit i njihet pronësia me vendim të gjykatës nuk e fiton nga ish pronari. Por, shtrohet pyetja logjike se pse është e nevojshme që të jetë palë të paktën pronari formal i regjistruar i patundshmërisë kontestuese në procedurën gjyqësore? Duket se përgjigjja logjike dhe ligjore qëndron në faktin se patundshmëritë gjithsesi duhet të jenë të identifikuara me titullarin e tyre dhe në këtë rast me konfirmimin e titullarit të ri, të njohur me vendim të gjykatës, automatikisht nënkuptohet humbja e të drejtës për titullarin paraprak dhe humbja e titullarit të pronësisë, pavarësisht se bëhet fjalë për mënyrën origjinere të fitimit të pronësisë për palën


 

 

e kundërt nuk mund të ndodhë pa qenë palë subjekti i cili do ta humb titullin e pronësisë, pavarësisht se për shkak të ekzistimit të rrethanave të caktuara dikush tjetër e ka fituar pronësinë.

1