Prishtinë, 28.01.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, priti sot në takim Dekanin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, z. Avni Puka dhe U.D. Prodekanen për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Projektet Studentore, znj. Luljeta Plakolli-Kasumi.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth bashkëpunimit në mes të KGjK-së dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, i cili thellon synon ngritjen profesionale të studentëve të këtij fakulteti.

Çoçaj e vlerësoi lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Fakultetin Juridik si dhe premtoi angazhim maksimal nga ana e gjyqësorit në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, të cilat kanë për qëllim aftësimin e juristëve të rinj.



Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

0 Comments:

Post a Comment