Faktet notore

Fakte notore [Dobro poznate činjenice; Notorious facts; Notorische/offenkundige Tatsachen] - Faktet botërisht të njohura. Faktet notore janë ato ngjarje apo ndodhi, për të cilat nuk ka nevojë të provohen, meqë dihet me siguri se kanë ndodhur. Pra, faktet e tilla nuk ka nevojë të jenë fare objekt i procedurës së të provuarit, p.sh., nëse kërkohet shpërblimi i dëmit nga rasti i siguruar, sepse ka ndodhur një vërshim i madh në një vend. Se ka ndodhur vërshimi është një fakt i ditur publikisht dhe botërisht dhe kështu që nuk ka nevojë të provohet. Lex non requirit verifcari, quod apparet curiae (Ligji nuk kërkon të verifikohet, ajo që për gjykatën është e njohur). E njëjta edhe Manifesta non indigent probatione (E njohura nuk ka nevojë të provohet).

Juristi.blog

Author & Editor

Platformë informative juridike që ofron këshilla praktike, analiza ligjore dhe përmbajtje të besueshme për qytetarët, profesionistët e drejtësisë dhe studentët në Kosovë.

Manual Categories